Arrihet marrëveshja, Manchester United ka gjetur pasuesin e Lukakut

Ka disa javë që flitet për interesin e Manchester United për sulmuesin e Sevilla-s Wissam Ben Yedder. 

Francezi shihet si zëvendësuesi ideal i Romelu Lukaku-t, i cili pritet t’i bashkohet Interit në Serie A.

Sipas La Colina de Nervion, United ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe, teksa interesi i PSG dhe Barça-s për lojtarin është real, raportohet se destinacioni i Yedder me shumë mundësi do të jetë Anglia.

Yedder është idhulli tifozëve spanjollë dhe sezonin e kaluar ka shënuar 30 gola në 53 ndeshje, duke dhënë edhe 11 asiste.  Klauzola e lirimit të 28-vjeçarit është 40 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here