Bayerni dhe Milani mbeten duarbosh, Kabak transferohet te Schalke

Talenti 19-vjeçar i kombëtares turke Ozan Kabak është zyrtarisht një lojtar i skuadrës së Schalke 04.

Kjo e fundit pagoi 15 milionë euro te skuadra e Stuttgart për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të qendrës.

Për Kabak ishte interesuar edhe Milani, por kuqezinjtë dështuan për të firmosur me lojtarin (3 gola në 15 ndeshje sezonin e fundit në Bundesliga). Skuadra e Schalke 04 ka konfirmuar transferimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Jemi të lumtur që kemi siguruar një nga talentet më të mëdhenj të futbollit europian”, u shpreh drejtori sportiv i Schlake 04, Jochen Schenider.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here