Juventus paralajmëron një transferim për ditën e nesërme, zbulohet se për kë bëhet fjalë…

Juventusi ka postuar një video në Twitter duke paralajmëruar një transferim për ditën e nesërme.

Ta fillojmë rrugëtimin tonë shkruan në postimin e Juventusit.

Juventusi është i lidhur me disa lojtarë si Matthijs de Ligt, Adrien Rabiot dhe Gianluigi Buffon.

Mirëpo mediat italiane raportojnë se Juventusi nesër do ta zyrtarizojë transferimin e Adrien Rabiot. Francezit i ka skaduar kontrata me PSG dhe Biankonerët do të sigurojnë një tjetër goditje me parametra zero.

Rabiot pritet që të arrijë nesër në Torino për të kryer testet mjekësore dhe për tu prezantuar më pas si lojtar i Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here