Merr fund drama: Rabiot zbarkon në Torino (FOTO)

Adrien Rabiot do t’u nënshtrohet testeve mjekësore nesër (1 korrik) te Juventusi, para se të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

Marrëveshja është arritur në fillim të kësaj jave, por Bianconerët kanë pritur derisa kontrata e tij me Paris Sainet-Germainin të përfundojë sot (30 qershor).

Mesfushori francez po ashtu ishte cak i skuadrave, si Manchester Unitedi dhe Barcelona, mirëpo ai u bind që t’i bashkohej Zonjës së Vjetër.

Raportohet se ai do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me një pagë prej shtatë milionë eurosh në sezon, derisa ajo mund të rritet varësisht nga bonuset.

Rabiot tashmë ka arritur në J-Center (Qendra mjekësore e Juventusit), derisa nesër pritet të prezantohet zyrtarisht me fanellë.

Torinezët, njëherësh, i kanë kompletuar testet mjekësore te Luca Pellegrinit, pasi e kompletoi kalimin si shkëmbim me Leonardo Spinzzolan që kaloi te Roma me 10 milionë euro plus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here