Real Madrid ofrohet për shkëmbimin Asensio – Mane

Pasi transferuan emra si Luka Jovic, Eden Hazard, Ferland Mendy apo Eder Militao, ‘Los Blancos’ duan të shtojnë në radhët e tyre edhe një super yll.

Lojtari i fundit që ka zënë interesimin e Real Madrid, është anëtari i Liverpool, Sadio Mane, i cili kaloi në formë të shkëlqyer në dy sezonet e fundit.

‘The Express’ raporton se Real Madrid po përgatiten të lirojnë 23 vjeçarin Marco Asensio, dhe Liverpool është në nevojë për një mesfushor me tipare sulmuese.

Duke dhuruar shërbimet e spanjollit, Real Madrid do të synojë ta bëjë për vete reprezentuesin senegalez, Sadio Mane.

Raportimet nga ‘Express’ thonë se mbretërit e vlerësojnë Asension me 85 milionë funte, shifër kjo që barazon atë të Mane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here