Surprizë, Juventus synon transferimin e talentit të Premier League

Një lëvizje e papritur është pikasur nga Juventus, që ka hyrë në tratativë me Burnley për të marrë shërbimet e sulmuesit anësor, Dwight McNeil.

Ka qenë tabloidi anglez “The Sun” që ka bërë me dije se klubi italian është vënë pas 19-vjeçarit, që ka shkëlqyer në Premier League sezonin e shkuar, me 21 ndeshje titullar, ku shënoi tre gola dhe dha dy asist.

McNeil ra në radarët e Juventus edhe këto ditë në pjesëmarrjen e Anglisë U-20 në Toulon Tournament. Gjithsesi Burnley nuk e konsideron shitjen e yllit të tyre më të ri, për të cilin kërkojnë jo më pak se 30 milionë sterlina.

Pas sulmuesit të ri është edhe Tottenham, por të dy klubet do ta ndjekin lojtarin edhe në fazën përgatitore të sezonit dhe ri dhe në gusht mendohet se Juve do të paraqesë ofertë zyrtare tek Burnley.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here