Verstappen mposht Leclerc në çmimin e madh të Austrisë

Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë, në pistën e “Red Bull Ring”.

Piloti holandez zhvilloi garë spektakolare duke parakaluar dy xhiro para fundit Charles Leclerc, që kryesoi garën nga starti e deri në fund, teksa u duk se piloti i ri i Ferrarit do të fitonte garën e parë në karrierë.

 

Starti ishte i mirë për pilotët kryesues, që arritën të mbrojnë pozicionet e tyre, ndërsa Sebastian Vettel i nisur nga vendi i 9-të arriti të përfitojë tre pozicione që në start.

Me kalimin e xhirove Vettel arriti të kapë pozicionin e tretë, edhe falë pit-stopit të detyruar për Hamilton, i cili ndërroi hundën e makinës. Ndërkohë që Leclerc dhe Bottas vijuan të kryesojnë të qetë deri në 10 xhiro para fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here