Atletiko e do si huazim, një skuadër gjermane kërkon Hysajn

Hysaj do të largohet, por nuk dihet se ku. Skuadrat që duan shërbimet e mbrojtësit shkodran janë të shumta dhe kësaj liste të gjatë i shtohet një tjetër pretendent.

 

Bëhet fjalë për gjermanët e Shalkes dhe rusët e Zenitit, të cilët kërkojnë informacione dhe ndjekin me vëmendje zhvillimet rreth mbrojtësit të Napolit. Ideja e Atletikos për ta huazuar nuk u ka pëlqyer aspak italianëve, të cilët kanë thënë menjëherë “jo” dhe nuk i kanë vazhduar më bisedimet.

Atletiko gjendet në një moment jo të mirë në aspektin financiar pasi do të transferojë Zhoao Feliksin për 120 milionë euro dhe nuk ka paratë e duhura edhe për Hysajn. Në ditët e ardhshme pritet të ketë më shumë zhvillime rreth të ardhmes së mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, pas të cilit është edhe Juventusi dhe Roma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here