“Zgjohet” Totenhemi, 72 milionë euro për mesfushorin francez

“Gjumi letargjik” në merkato për Totenhemin ka marrë fund. Pas më shumë se një viti kalendarik, pa asnjë blerje, skuadra londineze e ka ndarë mendjen të bëjë një goditje të kushtueshme.

NDOMBELE.....

Siç raporton “L’Equipe”, Totenhemi ka rënë dakord në çdo gjë me Lionin dhe mesfushorin e saj Tangui Dombele. Tashmë pritet të rregullohen detajet e marrëveshjes, pasi akordi është gjetur.

Londinezët do t’i japin 72 milionë euro Lionit, e cila mbetet e kënaqur nga një shifër e tillë. Ndombele, është 22-vjeç dhe në Francë, cilësohet si “Kante” e ri. Ai deri tani me kombëtaren ka luajtur katër ndeshje, një arritje kjo për të, duke marrë parasysh konkurrentët, që ka në skuadër.

Për mesfushorin francez, kanë qenë të interesuara dhe klube të tjera si Juventusi, PSG-ja, Reali, por asnjë nga skuadrat nuk dha një shumë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here