ZYRTARE: “Adios” Atletico Madrid, Godin nënshkruan me klubin e ri

Diego Godin është futbollist i ri i Interit.

Klubi milanez ka konfirmuar transferimin e ish mbrojtësit të Atletico Madridit.

Kapiteni i Uruguajit ka nënshkruar kontratë me “Nerazzurrët” deri në verën e vitit 2022.

Godin në Inter do të ketë pagë prej 4.5 milionë euro në sezon që me bonuse mund të arrijnë shifrën prej deri në 6 milionë euro në vit.

Godin është përforcimi i parë i madh i trajnerit të ri të Interit, Antonio Conte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here