ZYRTARE: Adrien Rabiot i bashkohet Juventusit

Një marrëveshje ishte bërë këtë javë, por ‘Bardhezinjtë’ vendosën të prisnin derisa të përfundonte kontrata e tij me Paris Saint-Germain, kështu që mund ta transferonin me parametra zero.

Ai u kërkua gjithashtu nga Manchester United dhe Barcelona, por ishte i bindur për t’u bashkuar me Juventusin.

Është raportuar se ai do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 7 milionë euro në vit plus bonuse, plus një tarifë prej 10 milionë euro për nënshkrimin.

Rabiot para pak minutave ka ateruar në Torino kështu që ai mund të arrijë përpara testeve mjekësore të së nesërmes në qendrën J-Center.

Juventus është afër zyrtarizimit edhe të mbrojtësit De Ligt, ndërsa Lorenzo Pellegrini veçse ka kryer testet mjekësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here