Manchester United parakalon Cityn në garën për Maguire, zbulohet ofera stratosferike!

Manchester United ka dorëzuar tek Leicester City ofertën prej 70 milionë sterlina (afërsisht 80 mln euro) për Harry Maguire, me qëllim neutralizimin e Man. City, që interesohet prej kohësh për mbrojtësin.

“Sky Sports” bën me dije se trajneri Solskajer e ka kërkuar me çdo kusht mbrojtësin anglez dhe United është vënë në lëvizje, duke parakaluar ofertën e rivalëve të tyre.

Kujtojmë që Maguire ka qenë një nga objektivat kryesorë edhe të Jose Mourinho, por sezonin e kaluar dështuan ta marrin “Djajtë e Kuq”. Këtë sezon qendra e mbrojtjes është në alarm, pasi Lindelof dhe Bailly nuk kanë dhënë siguri, po ashtu edhe Smalling e Jones. Ndërkohë që Marcos Rojo nuk bën fare pjesë në planet e trajnerit norvegjez.

Maguire do të ishte blerja e tretë e United, pasi zyrtarizuan afrimin e Daniel James dhe Aaron Wan-Bissaka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here