Milani mposht Interin dhe Bayernin në garën për yllin e Chievos

Milani po fillon të ndërtojë një skuadër të re dhe një projekt afatgjatë.

Rosonerët kanë piketuar mesfushorin e Chievos Emanuel Vignato si përforcimin ideal për të ardhmen e mesfushës.

Interesim për Vignaton kanë shfaqur Bayerni i Munichut dhe Interi, por Milani është në pole position për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Chievos.

Tuttosport raporton se Milani është treguar më konkret dhe ka arritur marrëveshje me Chievon. Vignato do të transferohet në San Siro për shifrën e 8 miliona eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here