Milani përsëri për shopping te Reali: Rosonerët dëshirojnë sulmuesin e Mbretërve

Milan është duke bërë pazar tek Real Madridi.

Pasi ka siguruar nënshkrimin me Theo Hernandez, tani janë zyrtarisht në sulm për të mbyllur edhe kalimin e Dani Ceballos.

Mesfushori është emri i parë në listë për klubin kuqezi dhe sipas informacione të fundit ka patur kontakte të reja mes dy klubeve dhe priten zhvillime në këtë drejtim. Milani kërkon ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerje dhe nëse Florentino Perez jep “Ok” për këtë lloj oferte, atëherë spanjolli do të niset për në Milano.

Gjithsesi në listën e Maldini dhe Boban është edhe emri i Mariano Diaz. Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Zidane dhe as të klubit madrilen, që e morën sezonin e shkuar, duke qenë se kishin nevojë për sulmues. Në Madrid, Mariano nuk ka vend për të luajtur, madje është një barrë për klubin, që do ta shesë, por asnjë klub nuk ka paraqitur ofertë konkrete për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here