Pogba drejt largimit, United ka gjetur pasuesin e tij në Francë

Nëse Paul Pogba do të largohej nga Manchester United atëherë Red Devils do të kenë gati planin B. 

Ai është Saul Niguez i Atletico Madridit i cili mund të jetë një alternativë interesante e kampionit të botës në mesin e fushës, këtë e raporton Telegraph.

Spanjolli ka një klauzolë 150 milionë euro me Rojiblancos, megjithatë spanjollët nuk duan të heqin dorë prej Saul.

Në projektin e Atletico-s, lojtari luan një rol shumë të rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone.

Edhe Bruno Fernandes i Sporting thuhet të jetë në listën e dëshirave të Ole Gunnar Solskjaer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here