Punë e kryer: Buffon rikthehet te Juventusi, zbulohet data e prezantimit

Gianluigi Buffon pret që nesër (e enjte) t’i kryejë testet mjekësore te Juventusi, për tu kthyer në klub. 

Gazetrët Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Romeo Agresti e konfirmojnë lajmin se Buffon do të jetë në Torino.

Sipas lajmeve Buffon do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me Bianconerët.

Portieri 41 vjeçar e kaloi një sezon te Paris Saint-Germain, por që u kthye që ta mbyll karrierën te Zonja e Vjetër.

Ai i ka 656 paraqitje nga viti 2001 deri më 2018, ku i fitoi nëntë tituj kampioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here