Solskjaer ofron 40 milionë euro për yllin e Dinamo Zagreb

Spanja u shpall kampion europe për grupmoshta U21 dhe njëri nga lojtarët që ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian është Dani Olmo.

Spanjolli është pjesë e Dinamo Zagreb, ku u transferua në vitin 2014 nga La Masia si lojtarë i lirë.

Olmo për një kohë të gjatë është në shënjestrën e gjigantëve europian, por spanjolli edhe një herë e dëshmoi se është një lojtarë cilësorë.

Interesim më konkret për Olmon ka shfaqur Manchester United dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro.

Në rast se ky transferim realizohet, Olmo do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në historinë e Dinamo Zagreb.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here