Drejtori i ri i Romës e konfirmon: Barella ka zgjedhur Interin

Roma prezantoi sot drejtorin e ri sportiv, Gianluca Petrachi, i cili ka Torinon për klubin kryeqytetas.

Drejtori i ri u ndal të flasë hapur dhe pa doreza për të ardhmen e Edin Dzeko, dhe afrimin e lojtarëve si Higuain dhe Barella.

Barella: “Kam biseduar me presidentin, ai më tha që ne duhet të ndërtojmë skuadrën, të investojmë tek të rinjtë. Kur merr lojtarë të rinj, ju duhet të dini se si t’i prisni. Vendosa 2-3 parametra dhe nuk më thanë jo. Ata më thanë se nëse ai është një lojtar që më pëlqen, mund ta marrim atë. Edhe sot po punoj për të mbyllur me një lojtar. Agjenti ka biseduar disa herë me klubin dhe Barella është i lumtur për të ardhur tek Roma. Më pas është futur Interi. Cagliari ka ardhur tek Roma dhe e ka propozuar lojtarin. Por, lojtari tani ka zgjedhur Interin. Për mua tani Barella është kapitull i mbyllur. Të sjellësh brenda një lojtar që ka synime të tjera është e gabuar. Një lojtar duhet të jetë i motivuar për të ardhur tek Roma.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here