E bujshme: Arjen Robben i jep fund karrierës së tij si futbollist

Arjen Robben i ka dhënë fund karrierës së tij, këtë e ka konfirmuar vetë holandezi 35-vjeçar.

“Jam menduar shumë gjatë javëve të fundit. Siç e dinë të gjithë, mora kohën time për të marrë një vendim për të ardhmen time pas ndeshjes së fundit me Bayern Munich.

Dhe kam vendosur t’i jap fund karrierës time si futbollist profesionist. Është padyshim vendimi më i vështirë që kam marrë në karrierën time. Një vendim ku mendja dhe zemra janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për momentin jam i shëndetshëm dhe si një tifoz i shumë sporteve të tjerë dhe dua të mbetet kështu për të ardhmen. Kështu që do të ndalem përfundimisht, mendoj se kjo është gjëja më e mirë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here