Eksod te Reali, Marcelo largimi i rradhës

Arsenal po konkurron për yllin e Real Madridit Marcelon. E përditshmja spanjolle Sport thotë se Gunners janë pretendent serioz, së bashku me Juventusin dhe AC Milanin.

Arsenali është i gatshëm të nënshkruajë me një mbrojtës të majtë në javët e ardhshme. Kieran Tierney është konsideruar si një opsion i mundshëm, por Celtic dëshiron një ofertë më të madhe për yllin e tyre me ndikim, shkruan Daily-star përcjell indeksonline.

Marcelo do të ishte në dispozicion për një shumë relativisht nominale. Ndërsa Emery ka vetëm rreth £ 45 milion për të shpenzuar për lojtar të rinjë në ktëtë këtë verë.

Wilfried Zaha është një lojtar tjetër që është në fokusin e Emery. Arsenali njoftohet se ka paraqitur një ofertë prej 40 milionë funtesh më parësor kjo ofertë është refuzuar nga klubi i lojtarit Crystal Palace.

Legjenda e Gunners Ray Parlor tha për Star-sport muajin e kaluar se Emery duhet të vendosë besimin e tij tek lojtarët e rinj. “Është një mundësi tjetër për këta të rinj që të kenë një shans. Unë mendoj se tifozët i duan të rinjtë që të kenë një mundësi – dhe kjo është një rrugë që Arsenali mund të duhet ta ndjekë . “Gjithkush dëshiron nënshkrime të mëdha, por duhet të jetë lojtari i duhur”.

Nga Arsenali pritet që të ketë largime. Shkodran Mustafi, është njëri nga opsionet që parashihet të largohet. Mohamed Elneny gjithashtu mund të largohet pasi nuk arriti dhe aq suksese me skuadrën londineze

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here