Superlajm, Dermaku transferohet në Serie A!

Afati kalimtar i verës është mjaft aktiv edhe për futbollistët shqiptarë që po ndërrojnë skuadra.

Kësisoj emri i ri që ka lëvizur është ai i Kastriot Dërmakut.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e madhe italiane Parma.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane që kanë shkruar se Parma ka bërë një goditje të madhe për repartin defensivë.

Dërmaku i bashkohet Parmës si futbollist i lirë pasi i kishte mbaruar kontrata me skuadrën e deritanishme Cosenza.

27-vjeçari gjatë karrierës së tij më shumë ka luajtur në Serie C dhe Serie B, derisa më parë ka bartur fanellën e Empolit.

Edhe pse flitej për një huazim të tij të menjëhershëm, kjo gjë nuk do të ndodhë dhe Dërmaku do të luaj në Serie A edicionin e ardhshëm.

Trajneri Roberto D’Aversa e ka kërkuar me ngulm qendërmbrojtësin shqiptar dhe beson shumë në aftësitë e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here