United nuk ka të ndalur, agjenti i yllit portugez zbarkon në Manchester

Blerja e tretë e skuadrës së Manchester United mund të vijë nga Portugalia. Ai është mesfushori Bruno Fernandes, që luan me skuadrën e Sporting.

Ofertat për mesfushorin 24-vjeçar, që sezonin e fundit realizoi 31 gola në 50 ndeshje, nuk mungojnë (kërkohet edhe nga Manchester City, Tottenham, Roma e Inter). Gjithsesi, duket se “djajtë” janë në “pole position” për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Për këtë arsye, menaxheri i lojtarit ka shkuar sot në Manchester për të biseduar me drejtuesit e United dhe trajnerin Solskjaer. Qëllimi është gjetja e një marrëveshje për këtë transferim dhe konkretizimin e tij të shpejtë.

Sipas “Sky Sports”, skuadra e Sporting kërkon 60 milionë euro për mesfushorin, një shumë e pranueshme, ndaj marrëveshja mund të arrihet shpejt me Manchester United. Lojtari do të ishte zëvendësuesi ideal i Pogba në rast se francezi largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here