ZYRTARE: Lampard, trajner i ri në Chelsea

Chelsea ka angazhuar ish mesfushorin Frank Lampard si menaxher të ri në kontratë trevjeçare.

Lampard u largua nga Derby County në Championship për të marrë drejtimin e skuadrës ku kaloi 13 vite si futbollist.

Ai zëvendëson Maurizio Sarrin i cili u largua nga Chelsea duke marrë drejtimin e skuadrës kampione të Italisë, Juventus.

Ish reprezentuesi anglez bëri 648 paraqitje me “Blues” duke fituar 11 tituj me ekipin londinez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here