Derby della Madonnina në merkato: Milan dhe Inter në garë për yllin e United

Manchester United do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër dhe njëri nga lojtarët që mund të largohet nga Old Trafford këtë verë është Nemanja Matic.

Mesfushori serb nuk gëzon besimine  Solskjaer  dhe mund të largohet nga United.

Mediat angleze raportojnë se Matic do të takohet me Solskjaer për të diskutuar rreth së ardhmes së tij.

Interesim për Matic kanë shfaqur Milan dhe Inter, të cilët janë në kërkim për përforcime në mesfushë.

Milani ka kontaktuar agjentin e Matic dhe Rosonerët i kanë premtuar vendin e titullarit në projektin e ri, ndërsa Conte ka kontaktuar personalisht mesfushorin serb, për ta bindur atë që të bashkëpunojnë përsëri.

Megjithatë gjithçka do të varet nga Manchester United, pasiqë Matic ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në vitin 2020.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here