Milan nuk ka të ndalur, Lovren me një këmbë në San Siro!

Milani është duke tentuar të marrë një mbrojtës qendre për ta vendosur përkrah kapitenin Romagnoli, duke qenë se pas largimit të Zapata, mbeten Musacchio dhe Caldara.

Sipas asaj që shkruajnë mediet britanike, pista që çon kuqezijtë te Dejan Lovren është rihapur.

Agjenti i kroatit, Predrag Mijatovic, ka punuar fort në këtë drejtim dhe tashmë, sipas “Mirror”, mund të ketë një skonto nga ana e kampionëve të Europës. Lovren, nga 25 mln euro, tashmë pritet të lëshohet edhe për vetëm 18 mln euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here