United në takim me Taren, Savic pasuesi i Pogbas

Manchester United është vënë në lëvizje për mesfushorin e ardhshëm të tyre.

Pak momente më parë agjenti Mino Raiola tha për “the Times”: “Çdo anëtar i klubit, që nga trajneri deri tek pronarët, e dinë dëshirën e Pogba, të gjithë e dinë se ai dëshiron të ndërrojë ajër. Jemi në proces duke e bërë këtë dhe të gjithë e dinë se cilat janë dëshirat e tij.”

Ndeklaratë që tregon qartë se mesfushori francez do të largohet nga “Old Trafford” këtë merkato vere, dyshimi i vetëm mbetet se ku do të jetë e ardhmja: Real Madrid apo Juventus.

Ndërkohë United po punon në një drejtim tjetër për të gjetur pasuesin e Pogba. Në këto momente Igli Tare, drejtori sporti i Lazio, ndodhet në Londër, aty ku po zhvillon një takim me drejtuesit e klubit anglez.

“Sport Mediaset” bën me dije se Tare do të takohet me të gjithë klubet angleze që kanë interes për Sergej Milinkovi-Savic, por prioritet mbetet Manchester United, që dëshiron të marrë serbin në vend të Pogba.

Claudio Lotito e vlerësoi 120 milion euro vitin e kaluar, por këtë sezon e ka bërë të qartë se dëshiron 100 mln euro për yllin e skuadrës së tij. Gjithsesi mediet në Itali janë të bindur se presidenti i Lazio mund të pranojë ta shesë edhe për një ofertë deri në 80 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here