Zyrtare: Reali huazon Odegaard te klubi i La Ligas

Real Madrid po vijon me sistemimin e lojtarëve të talentuar nëpër skuadra të tjera, në mënyrë që të marrin më shumë eksperiencë. 

Martin Odegaard është dhënë sërish në huazim, këtë herë tek Real Sociedad, aty ku do të qëndrojë deri më 30 qershor të vitit 2020. Huazim i thjeshtë, pa të drejtë blerje për Sociadadin.

Sulmuesi i majtë qëndroi për dy vite i huazuar në Holandë, një vit tek Heerenveen dhe një vit tek Vitesse, aty ku shpërtheu sezonin e fundit me 10 gola të shënuar e 15 asiste në Eredivisie.

Fillimisht Odegaard ishte pranë kalimin tek Bayern Leverkusen në Gjermani, por më pas u shfaq Real Sociedad që e bindi të luajë në La Liga dhe u përfol për huazim 2-vjeçar, mirëpo Reali e ka lënë vetëm për një sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here