Zyrtare: Sevilla transferon yllin e Realit

Sevilla me Monchi dhe Lopetegui në krye nuk po ndalet këtë merkato vere. Plot 6 lojtarë kanë afruar deri tani dhe i shtati ka mbërritur në selinë e tyre.

Bëhet fjalë për Sergio Reguilon, i cili largohet nga Real Madridi në formë huazimi për një vit, pa të drejtë blerje nga klubi andaluzian. 22-vjeçari është kërkuar ne ngulm nga trajneri Julen Lopetegui, i cili e preferonte shumë spanjollin, kur drejtonte “Los Blancos”.

Reguilon ka mbërritur në Sevilla, aty ku është pritur nga drejtori sportiv Monchi dhe do të udhëtojë drejt klubit për të kryer vizitat mjekësore, para se gjithçka të bëhet zyrtare. Ai do të kalojë një sezon tek Sevilla, aty ku do të ketë më shumë mundësi për të luajtur, duke qenë se tek Reali duhet të ndeshej me konkurrencën e Marcelo dhe Ferland Mendy.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here