Argjentina i hakmerret Kilit dhe fiton vendin e tretë në Kupën e Amerikës (VIDEO)

Argjentina ka fituar 2-1 ndaj Kilit dhe e ka mbyllur Kupën e Amerikës në vendin e tretë.

Dihej që kjo ndeshje do të kishte episode dhe polemika, dhe ashtu ndodhi. Sfida i kishte të gjitha, gola, sherre, kartonë të kuq, ndërhyrje brutale, shpulla, por edhe gola, raste dhe aksione të bukura.

 

 

Ishte Sergio Aguero ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 12’ të takimit, por e gjithë merita ishte e Leo Messi-t i cili e nisi topin krejt papritur.

Në minutën e 22’ Paulo Dybala ka dyfishuar rezultatin me një gol shumë të bukur pasi doli vetëm për vetëm me portierin.

 

 

Pastaj filloi lufta: Medel dhe Messi përplasen me njëri-tjetrin dhe arbitri u tregon të dyve kartonin e kuq. Në atë moment filloi një sherr i madh dhe duheshin disa minuta që situata të qetësohej.

Pas pushimit, Vidal ngushtoi diferencën nga pika e bardhë, por Kili ishte e pafuqishme të barazonte rezultatin.

Argjentina e mbyll me një buzëqeshje Kupën e Amerikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here