E bujshme, Francesco Totti transferohet te Reali!?

Reali i Madridit dëshiron që ta transferojë Francesco Tottin në rradhët e drejtuesve të klubit.

Totti një muaj më parë njoftoi largimin nga Roma, pasiqë kritikoi publikisht kryesinë e Giallorosëve dhe shpjegoi se pati arsye të fortë për ta braktisur klubin e zemrës.

Siç raporton Corriere della Sera, Florentino Perez ka kontaktuar Tottin dhe i ka ofruar italianit  një vend në kryesinë e Mbretërve.

Interesim për Tottin ka shfaqur edhe Sampdoria dhe presidenti Massimo Ferrero raportohet se është në kontakt të vazhdueshëm me Tottin.

Në intervistën e tij të fundit për Sky Sport Totti tha: “Nuk e kam menduar kurrë se një ditë do të largohem nga Roma. E ardhmja ime mund të jetë në Itali dhe jashtë saj.”

Kjo nuk është hera e parë që Reali interesohet për Tottin. Florentino Perez njihet si një admirues i italianit dhe disa herë ka tentuar transferimin e tij në Bernabeu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here