Formacionet zyrtare: Argjentina-Kili, përballja për vendin e tretë në Kupën e Amerikës

Argjentina dhe Kili i kanë publikuar formacionet zyrtare në kuadër të përballjes për vendin e tretë në Kupën e Amerikës.

‘Les Albiceletes’ u eliminuan në gjysmëfinale nga Brazili, ndërsa kilianët u mposhtën nga Peruja, ndërsa sot (6 korrik) do ta kërkojnë medaljen e bronztë.

Në këtë përballje, Argjentina do të jetë pa Lautaro Martinez dhe Acunan, pasi janë të suspenduar për shkak të numrit të kartonëve.

Nga ana tjetër, Kili do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Lionel Messi do të jetë nga minuta e parë në këtë përballje edhe pse pritej që ai të mos startonte.

Kjo përballje do të fillojë në ora 21:00, e që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Corinthias” në Sao Paulo.

Formacioni startues i Argjentinës: Armani; Foyth, Pezzella, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Paredes, Lo Celso; Dybala, Messi; Aguero.

Formacioni startues i Kilit: Arias, Isla, Diaz, Medel, Jara, Beausejour, Pulgar, Aranguiz, Vidal, Sanchez, Vargas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here