Inter nis sulmin për Alves, zbulohet oferta e Neroaxurëve

Mediat në Brazil raportojnë se Interi është duke tentuar ta transferojë Dani Alvesin në këtë verë, mirëpo mbrojtësi e pëlqen rikthimin te Barcelona.

Mbrojtësi 36-vjeçar aktualisht është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain ka skaduar në fund të muajit qershor.

Alves po kërkohet nga Nerazzurët në këtë afat kalimtar, e që e njeh mjaftë mirë Serie A, pasi në sezonin 2016/17 ka luajtur për Juventusin.

Sipas UOL Esporte, Interi i ka ofruar mbrojtësit brazilian dy vite kontratë për t’u transferuar nga Giuseppe Meazza, me një pagë rreth gjashtë milionë euro në sezon.

Megjithatë, ish-anëtari i PSG-së ka shfaqur dëshirën që të rikthehet në Camp Nou, pasi aty ka kaluar tetë vite të karrierës.

Paraqitjet që po i bën në Kupën e Amerikës, kanë impresionuar të gjithë, andaj Interi po i kërkon shërbimet e tij me ngulm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here