Amerika mposht Holandën dhe fiton Kupën e Botës për femra (VIDEO)

Shtetet e Bashkuar të Amerikës e ka fituar Kupën e Botës në kategorinë e femrave, pasi e kanë mposhtur Holandën 2-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet nuk munguan, ndërsa në të dytën kombëtarja amerikane shënoi dy herë brenda tetë minutave.

Në minutën e 61-të u akordua penallti për Amerikën, derisa Megan Rapinoe e konvertoi atë në gol.

Golin e dytë për amerikanet e realizo Rose Lavelle (69’), për ta fituar kështu Kupën e Botës në kategorinë e femrave që u mbajt në Francë.

Amerika për të arritur në finale e eliminoi Anglinë, gjersa Holandez e mposhti Suedinë e Kosovare Asllanit, mirëpo amerikanet u treguan më të suksesshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here