Çfarë të thuhet më shumë? Edhe Medel e pranon se Messi nuk duhej ndëshkuar me të kuq

Në ndeshjen që Argjentina e fitoi 2:1 për të siguruar vendin e tretë në Kupën e Amerikës, Lionel Messi dhe Gary Medel u ndëshkuan me karton të kuq.

Gjithçka ndodhi pas 38 minutave lojë, kur ylli i Kilit, Medel, shkoi dhe e goditi me kokë yllin e Argjentinës.

Gjyqtari i takimit pas asnjë mëdyshje vendosi që të dy lojtarët t’i ndëshkoj me kartonin e kuq, dhe me këtë vendim nuk pajtohet as vet Medel.

“Pajtohem me Messin. Nuk mendova se do të merrnim as karton të verdh për atë” ka thënë Medel.

“Kishte pakëz fërkime, por vetëm kaq. Gjyqtari mund ta përballonte më mirë atë situatë” ka thënë tutje lojtari i Kilit.

Kujtojmë se ky ishte vetëm kartoni i dytë i kuq i Leo Messit, pas atij në shkurtin e vitit 2005, kur ndëshkohej në debutimin me Argjentinën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here