Shkëmbim Icardi-Dybala? – Marotta sqaron gjithçka

Beppe Marotta ka mohuar çdo mundësi që për momentin të mendohet një shkëmbim i mundshëm me Juventusin për lojtarët Mauro Icardi dhe Paulo Dybala.

Po ashtu, ai sqaroi se Conte nuk ka patur ndikim fare në nxjerrjen e Icardit në merkato.

“Tani është thjesht një utopi, që të mendojmë se mund të realizohet kjo. E njoh Dybalan dhe vlerat e tij, ai është një lojtar i madh. Për të përcaktuar këtë shkëmbim duket thjesht një utopi. Në merkato gjithçka është e hapur, jemi në merkato dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Marotta.

Conte kërkoi largimin e Icardit? – “Absolutisht jo! Conte ishte profili më i mirë që i përshtatej nevojave tona.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here