Zyrtare: Kastriot Dërmaku prezantohet te Parma

Ashtu siç pritej që disa ditë, Kastriot Dërmaku është prezantuar te Parma.

Skuadra e madhe italiane ka fituar garën me ekipet tjera për shërbimet e Dërmakut.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka kompletuar transferimin te Parma nga Cosenza ku u largua si futbollist i lirë.

Dërmaku ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me ish-fituesit e Ligës së Evropës.

“Parma konfirmon firmën me Kastriot Dermakun, që ka firmosur kontratë me ‘kryqtarët’ deri në datën 30.06.2023. ai vjen nga Cosenca dhe sezonin e kaluar ka shënuar një gol në 32 ndeshje”, thuhej në njoftimin e klubit italian.

Interesim për mbrojtësin shqiptar kishin shprehur edhe tri skuadrat tjera nga Serie A, Torino, Sassuolo dhe Bologna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here