Gjyqtari kryesorë Zombrano e pranon se Argjentina u dëmtua në ndeshjen me Brazilin

Brazili të dielën e mposhti Perun 3-1 dhe u shpall kampion në Kupën e Amerikës.

Para finales Brazili u përball me Argjentinën në gjysmëfinale dhe Selecao mposhtën 2-0 Gauçozët.

Mirëpo ndesha ishte me shumë polemika, pasiqë Argjentina u dëmtua nga gjyqtari Rodri Zombrano. Zombrano nuk akordoi dy penallti për Argjentinën, ndërsa Messi raportoi se gjyqtarët në Kupën e Amerikës janë të korruptuar.

 

Pas përfundimimit të Kupës së Amerikës, Zombrano ka dhënë deklaratën e parë publike.

“Gjyqtari në dhomën VAR e shikoi situatën me Otamendin dhe më tha se nuk është penallti e pastërt, por 50-50. Nuk më këshilluan që ta shikoj në ekran. Kur e pashë pas ndeshjes çfarë kishte ndodhur, mendoj se është dashur që të më këshillojnë që ta kisha shikuar se çfarë kishte ndodhur”, deklaroi Zambrano i cili në njëfarë mënyrë e pranoi se është dashur që të akordojë më së paku një penallti për Argjentinën.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here