Juventus ka gjetur pasuesin e Cancelos në Premier League, nuk është Trippier

Joao Cancelo është gjithnjë e më pranë largimit nga Juventus, pasiqë portugezi nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarrit për sezonin e ardhshëm.

Cancelo sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Manchester City.

Pas një sezoni në Allianz Stadium, Cancelo nuk ka arritur të bind drejtuesit e Juventusit.

Biankonerët kanë filluar kërkimin e pasuesit të Cancelos dhe në shënjestrën e tyre janë Keiran Trippier dhe Matteo Darmian.

Siç raporton Sky Sport, Juventusi ka filluar bisedimet me Manchester United për transferimin e Matteo Darmian.

Darmian është i lidhur për një kohë të gjatë me Juventusin dhe duket se këtë verë transferimi i tij në Torino do të realizohet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here