Militao nuk i përmban dot emocionet: Brazilianit i përkeqësohet gjendja në pres konferencë (VIDEO)

Reali i Madridit ka prezantuar një tjetër blerje të bujshme për sezonin e ri, qendërmbrojtësin Eder Militao.

Braziliani, i cili ka firmosur prej javësh me Realin, mori pjesë në Copa America dhe sot ishte në Madrid, ku kreu ritualin e prezantimit dhe bëri disa xhonglime para tifozëve.

Më pas erdhi koha për konferencën për shtyp, por kjo zgjati shumë pak, sepse gjatë saj Militao u ndje keq. Pasi kërkoi të pinte ujë, mbrojtësi nuk e ndje mirë dhe u largua fare nga konferenca, sepse po i merreshin mendtë. Nuk dihet arsyeja, por për lojtarin dhe Realin një moment shumë i sikletshëm, që do të mbahet mend gjatë.

Eder Militao është qendërmbrojtësi i pestë në ekipin madrilen, pas Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho Fernandez e Jesus Vallejo. 21-vjeçari është transferuar nga Porto te Reali për 50 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here