Sensi: Mund të bëhem Xavi i Interit

Stefano Sensi është një ndër afrimet e Interit në këtë merkato veres. Mesfushori 23-vjeçar i marrë nga Sassuolo ka rrëfyer ndjenjat e para si zikaltër dhe pak nga e shkuara e tij.

“Është ashtu siç e imagjinova,” tha Sensi për  “Gazzetta dello Sport”.

“Po filloj një jetë të re, por është sikur unë kam qenë gjithmonë këtu. Idhulli im gjithmonë ka qenë Xavi. Ai është si një familje për mua: unë u rrita duke parë ndeshjet e tij, kopjova lojën nga stili i tij. Ka diçka për llojin e tij të futbollit në lojën time. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Barcelonës dhe shpresoj që të përballem me ata në Champions League”, zbuloi mesfushori rreth fëmijërisë së tij.

“Unë mendoj se mentaliteti fitues ka munguar tek Inter dhe në këtë kuptim Conte mund të jetë një pikë kthese. Unë mendoj se Interi ka gjithçka që të fillojë të fitojë përsëri këtë sezon”, vijoi më tej ai.

Interesi nga Milan? “Kam bërë zgjedhjen më të mirë duke ardhur këtu dhe këto ditë të para e kanë konfirmuar këtë tashmë.”

Barella – “Do doja shumë të vinte këtu.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here