De Laurentiis tregon pse James nuk po transferohet te Napoli

Reprezentuesi i Kolumbisë ka punuar me Carlo Ancelottin gjatë kohës së tij te Real Madrid, e po ashtu edhe te Bayern Munich.

James është duke kërkuar të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, pas një huazimi dy vjeçar të përfunduar te Bayern Munich.

“James është futbollist i cili, pas Cristiano Ronaldos dhe Messit, konsiderohet si një nga më të mirët”, ka deklaruar Aurelio De Laurentiis për ‘Corriere dello Sport’.

“Ancelotti e pëlqen atë shumë dhe James dëshiron një lëvizje drejt Napolit, po ne presim një kërkesë më të arsyeshme nga Reali. Ata kanë kërkesa shumë të larta sipas mendimit tonë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here