Shumë skuadra e kërkojnë, zbulohet kushti i Dani Alves

Dani Alvesh është një nga emrat më të kërkuar në këtë merkato, pas largimit nga PSG.

Për mbrojtësin brazilian interesohen të gjithë skuadrat e mëdha, dhe atij i duhet të zgjedhë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Sipas asaj që shkruan “Goal.com”, 36-vjeçari ka vendosur kushtin që dëshiron tek skuadra e re.

Braziliani dëshiron 7 milionë euro në sezon, dhe skuadrat që e duan, duhet t’ia plotësojnë këtë kërkesë.

Ditët e ardhshme do të kemi një takim të drejtuesve të Interit me agjentin e lojtarit, ku shpresojnë të arrijnë një marrëveshje. Gjithashtu lojtarin e do në skuadrën e tij edhe Pep Guardiola, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij edhe tek Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here