Buffon ka refuzuar dy gjigantët e Premierligës para se të rikthehej tek Juventus

Portieri italian ka vendosur që të rikthehet tek skuadra e Juventus, por duket se gjatë verës për të ka pasur edhe oferta të tjera.

Buffon ka zbuluar se ka refuzuar oferta nga dy skuadrat e Manchester, City e United, para se të kthehej tek Juve.

41 vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Paris Saint Germain, ku nuk kaloi edhe aq mirë. Buffon regjistroi vetëm 25 paraqitje edicionin që kemi lënë pas.

‘Daily Mail’ insiston se Buffon mund të dyfishonte pagën e tij nëse do të kalonte tek njëra nga skuadrat e Manchester, por gardiani, i cili ka 176 paraqitje me Italinë, nuk ishte i gatshëm të garonte me Ederson apo David de Gea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here