Enis Bardhi mund të largohet nga Levante, por mbetet në La Liga?

Lojtari i Levantes Enis Bardhi mund të ndryshojë skuadër këtë merkato.

Levante mund ta shesë Bardhin këtë verë te Espanyol. Bardhi ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se Espanyol mund ta transferojë 23-vjeçarin.

Bardhi rrezikon ta humbasë pozitën e titullarit në formacion dhe nuk dëshiron që  të jetë në planet e dyta te Levante, ndërsa Espanyol është në kërkim të një futbollisti si Bardhi.

Në rast se transferimi realizohet, atëherë Bardhi do të transferohej te Espanyol për shifrën e 15 miliona eurove.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here