Lajmi i ditës, Dani Alves rikthehet te Juventus

Mbrojtësi brazilian Dani Alves është ende në kërkim të një skuadre të re pas divorcit nga skuadra e PSG-së.

menaxheri i lojtarit ka biseduar me disa skuyadra, dukek ofruar shërbimet e 36-vjeçarriti e mes tyre është edhe Juventnnuusi,

Dani Alves ka luajtur edhe më parë me bardhezinjtë, dukek realizuar 6 gola në 33 ndeshje me Juventusin në sezonin 2016-2017. Gjithsesi, divorci me kampionët e Italisë asokohe nuk ishte i mirë, madjë palët u ndanë me polemika.

Alves nuk luante shpesh me trajnerin Allegri dhe nuk kishte një marrëdhënie të mirë me Marotta. Gjithsesi, duket se tani është një situatë tjetër, ndaj mbrojtësi është gati të veshë edhe një herë fanellën bardhezi.

Tashmë varet nga fakti nëse Juventusi është gati të marrë një lojtar 36-vjeçar, që mbi të gjitha kërkon 7 milionë euro në sezon, plus bonuse. Kjo blerje mund të ndodhë vetëm nëse Juventusi do të shesë Cancelo dhe do të krijohej një boshllëk (titullar është De Sciglio).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here