Në të kaluarën gjërat kanë qenë ndryshe: A e dini se Reali e ka shpëtuar Barcelonën si klub?

Në vitin 1906 futbolli ishte në fillimet e tij. 

Reali i Madridit ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje atë vitn, tre ndeshje në Kupë dhe tre miqësore, por me 13-maj të atij viti ka ndodhur diçka e paimagjinueshme në ditët e sotme.

Mbretërit kanë udhëtuar drejt Katalonisë në atë kohë, për ta ndihmuar Barcelonën e cila ishte në krizë të madhe.

Barcelona ishte në krizë të madhe dhe kishte pësuar humbje 10-1 nga Athletic Bilbao.

Pas asaj disfate është organizuar ndeshja Barcelona-Real Madrid para një numri të madh tifozësh dhe Los Blancos kanë pësuar humbje me qëllim me rezultatin 5-2.

Nuk guxojmë ta harrojmë se pas asaj fitoreje, futbolli u rilind në qytetin e Barcelonës, shkruan Mundo Deportivo.

Reali dhe Barcelona kanë luajtur 30 ndeshje miqësore, ndërsa në ditët e sotme vështirë se do ta ndihmonin njëra tjetrën si në vitin 1906.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here