Çfarë po ndodh te Roma? – Drejtuesit amerikan largojnë një tjetër lojtarë të rëndësishëm nga klubi

Tifozët e Romës nuk janë aspak të kënaqur me drejtuesit amerikan, për mënyrën se si ata i trajtojnë legjendat e klubit.

Gjithçka filloi para dy viteve kur drejtuesit dëshironin që Totti të pensionohej, ndërsa italiani dëshironte që të luante edhe për një tjetër sezon. Një situatë e ngjajshme u përsërit edhe sezonin e kaluar me Daniele De Rossin.

Pas De Rossit duket se rradha i ka ardhur edhe Alessandro Florenzit. Florenzi e morri shiritin e kapitenit pas largimit të De Rossit, mirëpo duket se nuk do ta mbajë për shumë gjatë.

Il Tempo, raporton se Roma e ka nxjerrë në shitje Florenzin dhe arsyeja për këtë është pakënaqësia që italiani ka shfaqur ndaj vendimit të kryesisë për largimin e De Rossit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here