Lajmi i ditës, Sinisa Mihajlovic tërhiqet nga futbolli për shkaqe shëndetësore

Bota e futbollit u zgjua këtë të shtunë me një lajm të keq. Në faqen e parë të Corriere dello Sport shkruhet se Sinisa Mijalovic, trajner i Bolognas, është i detyruar të tërhiqet për arsye shëndetësore.

Tekniku serb duhet të shpjegojë gjithçka gjatë pasdites, në një konferencë për shtyp. Gjithsesi, për një periudhë të caktuar kohe nuk do të mund ta ushtroje profesionin e trajnerit. Ai duhet t’i nënshtrohet një terapie rigoroze.

Të enjten klubi i Bolognas njoftoi se Mihajlovic nuk kishte udhëtuar me skuadrës pasi kishte patur ethe, por lajmet që pasuan nuk ishin pozitive. Mihajlovic duhej të kryente analiza të thelluara.

Ende nuk është i qartë problemi shëndetësor i Sinisa Mihajlovic dhe as sa kohë duhet të qëndrojë larg profesionit të tij. 50-vjeçari do ta shpjegojë personalisht problemin e tij. Në sezonin e fundit e mori ekipin në një moment delikat, duke siguruar mbijetesën disa javë para përfundimit të kampionatit. Tani skuadra duhet ta ndihmojë trajnerin serb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here