Bayerni heq dorë nga Dybala, zbulohet arsyeja…

Bayern Munichu është duke i kërkuar me ngulm në këtë afat kalimtar dy anësorë, pas largimit të Franck Ribery dhe Arjen Robenn.

Skuadra gjermane është në garë për transferimin e Leroy Sane, mirëpo Manchester City kërkon 100 milionë euro, teksa bavarezët po ofrojnë vetëm 80 milionë.

Sipas Bild, kampioni i Bundesligas tani është tërhequr edhe nga gara për transferimin e Paulo Dybalas, pasi vlera e tij është shumë e lartë.

‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme ta shesë argjentinasin, por kërkon 150 milionë euro për shërbimet e tij, derisa në garë për të janë edhe Manchester Unitedi dhe Interi.

Bayerni tani do të fokusohet në transferimin e Sane dhe Ousmane Dembele të Barcelonës, mirëpo do të duhet të shesë disa lojtarë.

Bavarezët duhet t’i paguajnë rreth 120 milionë euro për anësorin francez, ndërsa për gjermanin mund të arrijnë deri në shumën e 90 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here