Coutinho drejt rikthimit në Anfield, Liverpool dërgon ofertën për brazilianin

Philippe Coutinho është gati të rikthehet te Liverpooli teksa Barcelona po mundohet të krijojë fundet për rikthimin e Neymar. 

Braziliani është larguar nga Anfield në janarin e vitit 2018 për të ndjekur ëndrrën e tij të luajë në Camp Nou.

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit dhe aventurës së tij në Spanjë mund t’i ketë ardhur fundi.

Sipas calciomercato, Coutinho ka dhënë aprovimin e tij për t’u rikthyer në Anfield dhe të punojë përsëri me Jurgen Klopp.

Edhe Liverpool është gati të riblejë brazilianin dhe thuhet t’i ketë ofruar Barcelonës një huazim dyvjeçar me opsionin e blerjes përfundimtare për 88 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here